La lettre en albanais

La lettre en albanais

Publiée par Lettre aux parents confinés sur Samedi 25 avril 2020

Letër prindërve të izoluar

Ja ku u rikthyem në familje.
Asnjëherë nuk kemi qëndruar kaq shumë për kaq kohë të gjatë me fëmijët tanë.
Është momenti për të folur me ta. Për të folur më shumë, më gjatë se zakonisht.
Është momenti për t’i dëgjuar. Për t’i dëgjuar më gjatë, më shumë se zakonisht.
Është momenti për t’i njohur më mirë.
Më thelbësorja është të flasësh me ta për t’a kapërcyer këtë krizë : të qenurit të sigurt, mbështetës dhe të thuash gjërat e rëndësishme.
Të flasësh me ta , t’i shoqërosh për të bërë detyrat duke folur për shkollën dhe punën, duke folur për shqetësimet e tyre dhe arritjet. Kjo do t’i bëj ata të përparojnë, gjatë kësaj krize, dhe gjithashtu gjatë kthimit në shkollë !

Detyrat që jepen nga shkolla janë një mundësi e mirë për të diskutuar.
Fëmijët mund t’u shpjegojnë gjithmonë prindërve të tyre çfarë kanë kuptuar, çfarë nuk kanë kuptuar, çfarë është e lehtë dhe çfarë është e vështirë.
Mund të telefonojmë një teze, një dajë, një mik, një fqinj për të kuptuar më mirë.
Edhe pse mendojmë se nuk e dimë, ne mund t’ja dalim së bashku.
Mësuesit dërgojnë ushtrime që fëmijët dinë t’i bëjnë.
Gjithashtu ata dërgojnë dhe ushtrime më të vështira që fëmijët mund të provojnë t’i zgjidhin duke marr kohën e duhur për t’i kuptuar, me ju, me pyetjet tuaja dhe duke i diskutuar ato.
Ndonjëherë është shumë e vështirë : nuk ka problem, ata do t’a shohin këtë më vonë, në shkollë. Pyesni fëmijët tuaj çfarë kanë kuptuar, edhe në qoftë se ata ju thonë që “nuk kanë kuptuar gjë”. Thuajini atyre atë çfarë ju mendoni, kërkoni të kuptoni së bashku.
Nuk kërkojmë performancë apo perfeksion, por përkundrazi të reflektojmë së bashku.

Për prindërit që flasin një gjuhë tjetër përveç asaj të shkollës : Të flasësh do të thotë “të thuash dhe të dëgjosh”, të shkëmbesh, të shpërndash, dhe në gjuhën apo në gjuhët që ne duam, me të cilën ne jemi familjarizuar.
Të gjitha gjuhët janë të bukura, të dobishme, për të pyetur, thënë, ngushëlluar, hidhëruar, rrëfyer dhe për të treguar histori, shpjeguar, qeshur së bashku, apo folur për të gjitha dhe për asgjë. Përdorni gjuhën (ose gjuhët) më të dukshme, më të thjeshtë, më të dobishme, më natyralen, më efikasen për ju, për të shkëmbyer me fëmijën tuaj.

Dhe lejoheni atë të zgjedhë gjuhën apo gjuhët që ai dëshiron të përdori, e rëndësishmja është të komunikoni.


Vous aimerez aussi...

Laisser un commentaire

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

Ce site utilise Akismet pour réduire les indésirables. En savoir plus sur comment les données de vos commentaires sont utilisées.

Rechercher dans OpenEdition Search

Vous allez être redirigé vers OpenEdition Search